10 të vdekur dhe 826 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

22:39 | 24 Shtator 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 10 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, pozitivë për koronavirus kanë rezultuar 826 persona, nga 5,150 sa janë testuar.

Në Spitalet COVID po marrin trajtim 211 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme