10 politikanët më të votuar në Shqipëri

12:28 | 30 Prill 2021
V. S.

Numërimi i votave për kandidatët e të gjitha partive politike po shkon drejt fundit. Teksa kanë mbetur edhe pak kuti pa numëruar, pasi në Tiranë ka mbetur edhe një qendër votimi, në Elbasan kanë mbetur dy, ndërsa në Vlorë edhe një, tashmë janë konkretizuar edhe fituesit e këtyre zgjedhjeve, pra deputetët e Kuvendit të ri të Shqipërisë.

Nga të dhënat e KQZ rezulton se politikani më i votuar është Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21 604 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 16 738 vota. Ndërkohë, ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16 186 vota, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama me 15 871 vota.

Ndërkohë, mes dhjetë politikanëve më të votuar nga qytetarët shqiptarë janë edhe Ornaldo Rakpi, Erion Braçe, Belinda Balluku, Agron Shehaj, Etjen Xhafaj dhe Blendi Klosi.

Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate, po ashtu 4 mandate i siguroi edhe LSI, por në lojë me 3 mandate u fut këtë herë edhe Tom Doshi. /Tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme