1 vit para kohe, Edi Rama nis fushatën elektorale për zgjedhjet e 2019

12:57 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Edi Rama është shfaqur sot krah kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për të nisur atë që ai e quan fushatën e llogaridhënies.

Të mbledhur në ambientet e Bulevardit të Ri, Rama i shoqëruar nga ministrat do të japin llogari për punën e deritanishme të bërë nga ana e qeverisë.

‘Nisim fushatën e llogaridhënies publike për çka kemi bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes e çfarë duam të bëjmë më tej; por edhe për të dëgjuar qytetarët në çdo njësi administrative të Shqipërisë, për çka ata mendojnë lidhur me punën tone’, shkruan Rama.

Ndërkohë takimi ka nisur me fjalën e kryetares së PS-së për Tiranën, Blerina Gjylameti, e cila është shprehur se në Tiranë janë bërë shumë punë të mira, po mbetet ende shumë për t’u bërë.

Këtë lëvizje kryeministri e paralajmëroi në mbledhjen e fundit të asamblesë së PS-së, teksa tha se kjo nuk do të jetë një fushatë për vota, por për të fituar besimin e qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme