Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh për shqiptarët që kaluan një tmerr të vërtetë një vit më parë, ku orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit u goditën nga tërmeti që la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara.
“I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më parë Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh Si një familje” kështu ka zgjedhur kryeministri Rama që të përkujtojë viktimat e tërmetit.
Sot një vit nga tërmeti 6.4 ballë që goditi vendin dhe shkaktoi 51 viktima, Rama deklaron se Shqipëria pati aq shumë miq në atë moment të zymtën ku u arrit që në Bruksel të mblidheshin mbi një miliard për ndihmë në Shqipëri.
Kryeministri ka deklaruar se për të kanë qenë ditët dhe netët më të çmendura të jetës së tij. Megjithatë sipas Ramës, çdo krizë është një mundësi e re. Ndërkohë ka shtuar se njerëzit kanë filluar të kthehen pak nga pak në banesat e reja.
Fjala e Ramës:
“Ato daljet me furi se po vjen prapë tërmeti. Ishte sa kampe mund të ngremë me çadra minimale. Duke kaluar me makinë rrugën e plazhit me lindi ideja e hoteleve. Iku dhe një iku dhe një. Me shumë përkushtim ata që na ndihmuan. As vetë se besoja që na u gjendën aq shumë miq. Pastaj konferenca e madhe e Brukselit. Varravingo rrugës, telefonat me miq të huaj në makinë,. Gjërat po bëheshin të gjitha bashkë. Po mblidheshin të gjitha bashkë. Mbledhëm më shumë se një miliard në Bruskel dhe ishte një krenari dhe një çlirim i madh. Shqipëria nuk kishte më telash për daljen e tregjeve kapitale. E mrekullueshme si njerëzit u bënë bashkë dhe sesi më e keqja kaloj. Duhej patjetër që ta fillonim këtë krizë. Për fëmijët e tyre dhe as për të dal më të fortë qeveria me popullin më të vetëdijshëm. Kështu po ndodh. Gjithnjë e më shumë hyjnë në shpiat e tyre dhe në shkollat fantastike. Sapo kanë nisur edhe pallatet e para. Po bëjmë lagjet e para. Njerëzit ankohet se sa shumë ka akoma për të bërë. Unë vetë nuk kënaqem, kurrë. E gjetëm Shqipërinë si një pallat si nuk ra po mezi mbahej. Duhet shumë durim. Bota shumë kohë më parë i ka ngritur këto që ne shohim sot. Punë dhe durim sepse puna nuk na mungon.”/tch
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...