Media greke ka hedhur më shumë dritë mbi gjetjen e një sasie prej 1 tonësh drogë këtë të hënë në një prej ishujve grekë, e cila sipas të dhënave të deritanishme vinte pikërisht nga dy gomonet shqiptare që shkëmbyen zjarr me autoritetet greke disa ditë më parë.
Protothema ka zbuluar detaje të reja në lidhje me kapjen e gomones së dytë të drogës, e cila arriti t’i shpëtonte policisë në aksionin e rreth 5 ditëve më parë. Gomonia është parë nga peshkatarët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë kur kanë parë dy motorrët e fuqishëm që ajo mbante.
“Te dielen peshkataret e zones kane pare nje gomone me dy motorre 350 kuaj fuqi secili dhe prane tij nje person qe notonte ne tentative per te dale ne breg. Menjehere u njoftuar policia e cila mberriti ne vendngjarje dhe shoqeroi personin, qe rezultoi shtetas shqiptar”, shkruan media greke.
Shqiptari nuk ka pranuar të flasë për hetuesit, por këta të fundit e kanë kuptuar se fjala është pikërisht për gomonen që i humbi ndjekjes policore të disa ditëve më parë. Hetuesit kanë nisur menjëherë kërkimet dhe pas disa orëve kanë arritur të gjejnë sasinë e madhe të marijuanës në një prej ishujve aty pranë.
Ajo qe po hetohet ende, eshte fakti nese kjo sasi eshte sasia e plote qe do te shkembehej me heroine ne Turqi apo nje pjese.
Kujtojmë se disa ditë më parë policia greke shkëmbeu zjarr me njërën nga dy gomonet që i ishin drejtuar Turqisë për trafik droge, konkretisht shkëmbimin e kanabisit nga Shqipëria, me heroinë të marrë nga Turqia.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...