Nga Elbasani, kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi të mos komentojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por theksin e vuri te plani kombëtar i PD-së, të cilën edhe sot i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që ta zbatojë.
Kreu demokrat tha se 1 milion shqiptarë janë të rrezikuar dhe se ky plan nuk është për konkurrencë.
“Kodin Zgjedhor këtu, kam ardhur të them se plani me pesë pika është zgjidhja për 6 muaj. Kemi një program pas 25 prillit. Por, sot biznesi ka nevojë për ndihmë. Sot që po flasim, mijëra mjekë dhe infermierë janë thuajse të dorëzuar. Planin me pesë pika ta marri. E lus edhe sot nga Elbasani të lërë broçkullat dhe gërvërret. I themi merreni këtë plan dhe zbatojeni.
Nuk është për konkurrencë politike. Do ketë kohë për përgjegjësitë. Planin e kemi bërë bashkë me ekspertët për ta zbatuar qeveria. Plani është i zbatueshëm. Ky plan me pesë pika të nisë të zbatohet një orë e më parë, për të ndihmuar afro një milion shqiptarë që për shkak të krizës rrezikojnë bukën e gojës”, u shpreh Basha.
Sa i takon kriminalitetit në rritje në qytetin e Elbasanit, Basha deklaroi se kjo lidhet me bashkëpunimin e krimit me pushtetin.
“Situata e krimit në Elbasan është rënduar për shkak të bashkëpunimit me pushtetin. Nuk ka njeri në Elbasan që nuk e ka kuptuar këtë. Zgjidhja është shkëputja e krimit nga pushteti. Ky është një nga zotimet e mia të para”, tha Basha./tch
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...