1 miliard dollarë kanë dërguar emigrantët në Shqipëri vetëm në një vit. Kjo e dhënë është publikuar nga Reserarch Center, një njësi kërkimore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar hartën globale të remitancave për vitin 2016.
Të dhënat janë marrë nga Banka Botërore dhe janë përpunuar dhe përfshijnë remitancat që dërgohen nga kanale bankare dhe biznese të tjera që transferojnë paratë. Shteti, nga i cili Shqipëria merr më shumë remitanca, është Greqia me 463 milionë dollarë. Ky është dhe vendi që ka numrin më të madh të emigrantëve. Në vend të dytë është Italia, me 382 milionë dollarë. Në të dy shtetet vlerësohet se jetojnë e punojnë mbi 1 milionë emigrantë. Nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80% e remitancave në total.
Ndërsa në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë. Nga dy vendet fqinje, Maqedoni dhe Mal i Zi vijnë më pak përkatësisht 19 dhe 15 milionë dollarë. Kurse nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja emigrantët sjellin përkatësisht 14 dhe 11 milionë dollar.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...