Më shumë se 1000 efektivë policie nga Tirana por edhe qytete të tjera, janë transferuar përkohësisht në zonat bregdetare të vendit me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik.
Komandimi i efektivëve, kryesisht i atyre te rendit dhe krimeve është një domosdoshmëri në kushtet kur stacionet policore në zonat bregdetare apo komisaritet kanë numër të limituar punonjësish dhe nuk e përballojnë dot menaxhimin e fluksit të pushuesve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojn këto zona. Shumica e forcave shtesë policore janë dislokuar që në fillim të korrikut në bregdetin e jugut por edhe në zona të tjera ndërkohë që kufizime do ketë edhe për drejtuesit e policisë.
“Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu janë pezulluar edhe lejet e pushimit për titullarët e policisë në drejtoritë e qarqeve deri në përfundim të sezonit turistik”, raporton gazetar i TCH, Eni Ferhati.
Forcimi i masave të policisë synon mbarvajtjen e sezonit turistik, sa i takon rendit dhe sigurisë publike pasi vitet e kaluara nuk kanë munguar incidentet kur turistë shqiptarë dhe të huaj janë grabitur ose përfshirë në ngjarje të tjera. Ngjarja e rëndë e dhërmiut fundjavën e shkuar, ku një person terrorizoi një lokal nate duke qëlluar me armë , tregoi edhe njëherë nevojën e forcimit të elementit policor në plazhe. Në Vlorë ishte këtë të shtunë edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj për të inspektuar masat e marra.
Ndërkohë policia e Shtetit ne te gjitha pikat e kalimit kufitare po shperndan flete palosje me keshilla per pushuesit e huaj ne anglisht dhe italisht, per pushuesit nga Kosova, per shqiptaret qe kthehen per te pushuar, me keshilla per pushuesit ne bregdet./Top Channel
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...