1 mijë e 300 hektarë tokë janë përmbytur në Lezhë. Të dhënat bëhen të ditura nga raporti për situatën që kanë sjellë reshjet e dendura në Bashkinë Lezhë.
Konkretisht: 500 ha sipërfaqe toke janë të përmbytura në fshatin Torovicë, ndërsa 800 ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht.
Në njësinë administrative Dajç, Bashkia Lezhë, ka ulje të nivelit të ujit me rreth 20 cm. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.
Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.
Ka rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet.
Nga ana e Kryqit të Kuq, dega Lezhë janë dhënë ndihma ushqimore për 1 familje të evakuar në fshatin Mabë. Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli I ulit po vazhdon të ulet.
Sipas këtij raporti, bëhet e ditur se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht në Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +1.15 m nga +2.0 m kuotë kritike. Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme.
Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.
Në territorin e qarkut Lezhë gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes ka patur rreth 20 mm reshje./tvklan.al
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...