Nga shtatori i vitit 2023 janë arrestuar 1 mijë e 100 persona nga operacioni “Tempulli”.
Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.
“Paketa e sigurisë në shkollavijon çdo ditë me rezultate të mirëpriturq në favor të jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe të të rinjve. Prej shtatori 2023, “Tempulli” ka rezultat: 1100 persona të arrestuar/të proceduar në tentativë për shitje të lëndëve narkotike”, bëri të ditur Balla.
Ai tha se janë sekuestruar rreth 1600 kg kanabis, mbi 18 kg kokainë, 12 kg heroinë etj.
“ Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për goditjet e sistematike të tentativave për futje të lëndëve narkotike nga jashtë vendit përmes postës. Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërintë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejojmë depërtimin e fenomeneve negative që cenojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...