Katër persona janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi dyshoheshin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit atyre u janë sekuestruar 1 kg kokainë, e futur brenda çantës së markës së njohur Gucci.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FLEX”, arrestuan në flagrancë shtetasit:
– J. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë.
– S. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
– B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.
– R. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Për këta shtetas disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”. Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë”. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës.
Është sekuestruar në total (nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve):
– 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”
– mjet prerës (thikë)
– 4 aparate celular
– pranga
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 283/2, 279 dhe 247 të Kodit Penal.
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...