Policia shqiptare dhe detaje për gomonen e kapur me rreth 1.8 ton drogë në Itali, ku u arrestuan dy shqiptarët me inicialet -Rr.A 30 vjeç dhe A.I. 44 vjeç.
Sipas policisë shqiptare operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Guadia di Finanza. Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik. Policia nuk tregon origjinën e drogës për shkak të hetimeve.
Njoftimi policise shqiptare:
Operacion i përbashkët i Policisë se Shtetit dhe Guadia di Finanza, kapet gomonen me lëndë narkotike në orët e para të mëngjesit ne Itali.
Si rezultat i operacionit gomonia me lëndë narkotike ra në ‘rrjetë’ pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza.
Autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë.
U arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptare.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias, kanë ndjekur në dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF, e Termolit.
Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik.
Në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 1 ton 185 kg Marijuanë.
Gjithashtu u kapën dy skafistët, shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në flagrancë:
– Rr.A. 30 vjeç
– A.I. 44 vjeç
Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones, duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...