1.5 milionë hyrje nga qytetarët e Kosovës në Shqipëri gjatë majit dhe korrikut

20:27 | 27 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Në periudhën maj-korrik sivjet, në Shqipëri kanë shkuar 1.5 milionë qytetarë të Kosovës, duke përbërë sërish numrin më të madh të turistëve, në vitin kur Shqipëria ka regjistruar boom turistik.

Edhe këtë vit më të shumtë në numër janë turistët nga Kosova.

Pas qytetarëve nga Kosova, vijnë italianët pasuar nga turistët e Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë më pak në numër se një vit më parë.

“Pika e kalimit me më shumë fluks është ajo e Morinës, më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe Qafë Thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës”, ka konfirmuar drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku në Policinë e Shqipërisë.

Ai ka thënë se Shqipëria ka rritur masat e sigurisë në kuadër të turizmit.

Janë regjistruar 85 raste të dhënies së ndihmës në det në situata kritike./tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme