234 lekë për litër, nafta kap çmime rekord

19:46 | 5 Mars 2022
V. S.

Drejtuesit e automjeteve në kryeqytet u përballën mëgjesin e së shtunës me çmime rekord në pikat e karburanteve.

Në 2 Mars, nafta blihej me 198 lekë/ litri, e vetëm brenda 2 ditësh çmimi u rrit me gati 32 lekë. Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuci në bursat ndërkombëtare, ndërsa aktualisht blihet 118 dollarë për fuçi. Kjo tejkalon edhe nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009, kur ari i zi në bursa i kaloi 140 dollarë për fuçi.

Mes dyshimeve per abuzime apo për rritjen e çmimit si pasojë e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, drejtuesit e automjeteve thonë se kjo situatë po bëhet e papërballueshme.

Diferenca mes çmimit të naftës në Shqipëri dhe vendeve të rajonit është e dukshme. Në Maqedoninë e Veriut nafta u rrit brenda javës me 1.9%, dhe blihet me 1.22 euro/ litri, ndersa në Kosovë 1 litër naftë blihet nga 1.47 ne 1.49 euro. Ekspertët shprehen se çmimi në Shqipëri është i lidhur me taksat mbi naftën që arrijnë në gati 120-130 lekë për litër.

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ka vënë në pikëpyetje jo vetëm çmimin, por edhe sigurimin e produktit.

Drithi po ashtu ka prekur nivele historike në bursë që prej nisjes së luftës.1 ton grurë nga Rusia blihet për 430 $/ton, në Francë 420$/ ton, në Gjermani 415$/ toni. Por sipas Unionit tregtar agro – ushqimor, Shqipëria ende nuk reflekton këtë rritje në çmimin e miellit për shkak të rezervave. 1 kile miell vijon të shitet në fabrika nga 67 deri 70 lekë, një rritje kjo prej 2 deri 3 lekësh, por që vjen si rrjedhojë e ndryshimit të kursit të dollarit dhe çmimit të energjisë elektrike./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme