Pas gati dy javësh në “luftë” me zjarret, në Shqipëri sot shënohet dita më e qetë. Falë punës së bërë nga efektivët e Forcave të Armatosura, punonjës të shërbimit zjarrfikës, emergjencave civile pranë pushtetit vendor është bërë e mundur shuarja e shumë vatrave agresive në zona të ndryshme të territorit të vendit.
Vetëm ditën e sotme, përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile njoftohet se janë shuar 15 vatra zjarri, por mbeten ende 10 vatra aktive. 2 prej tyre si Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë vatra me intensitet më të lartë. Në majën e Rrunës, helikopteri ka bërë të mundur uljen e agresivitetit të flakëve dhe nuk rrezikohen banesa.
Në Qarkun e Vlorës, Gadishulli i Karaburunit, vatra është mbajtur nën kontroll për të mos lejuar kalimin në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Është mundësuar eliminimi i vatrave në pjesën më të madhe të zonës së prekur dhe momentalisht nuk ka rrezik 8 vatrat e tjera në: Bashkinë Finiq (Vlorë), në fshatin Vermosh (Shkodër), në fshatrat Thirrë, Domgjonaj, Munellë (Lezhë), në Dropull (Gjirokastër), në fshatin Klysyrë )Tropojë, në fshatin Bardhaj (Dibër) si dhe në Kodër Sharrë (Tiranë) janë nën kontroll dhe do të monitorohen edhe gjatë natës, për të mos lejuar që ndryshimet e kushteve klimatike të ndikojnë në përhapjen e flakëve.
Me ndërhyrjen edhe të tre helikopterëve të mbërritur nga Holanda e Çekia si pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE pritet edhe shuarja përfundimtare e zjarreve. /Atsh/
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan