​Rama uron besimtarët katolik për Pashkët

12:01 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët katolik për Pashkët.

Në rubrikën e tij mirëmëngjesi në rrjetin social Facebook, kryeministri shkruan, “MIRËMËNGJES dhe GËZUAR PASHKËT”.

Festa e Pashkëve, është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të kishës katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit, e cila ka ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme