Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë me ministrat e propozuar si pjesë e kabinetit qeverisës, qysh prej ditës së djeshme ndodhen në Velipojë të Shkodrës.
Sot pritet të vijojë dita e dytë e mbledhjes informale të qeverisë. Pas mbledhjes së djeshme kryeministri shpalli vendimin e dytë që Qeveria e tij e re do ndërmarrë në 100 ditët e para të qeverisjes.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Edi Rama shkroi se qeveria e tij e re do t’i japë fund burokracive.“Ginnes: Në një vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion certifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”, shkroi Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155118964796523/
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...
Limaj: Kosova ka nevojë për vepra të reja