Policia e Shtetit shqiptar sot pas një pune intensive hetimore disa ditore, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.
Si rezultat i punës policore janë arrestuar shtetasit A. U, 22-vjeç, banues në fshatin Krrabë, O. D, 26-vjeç, banues në fshatin Krrabë dhe G.P, 17 vjeç, po ashtu banues në Krrabë.
Ata dyshohet se më gusht mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej tre ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektarë pyje.
Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga neni 206/b dhe 25 i Kodit Penal.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...