​Lushnjë, babai i vë thikën në fyt djalit

11:00 | 7 Gusht 2017
Arbresh.info

Policia shqiptare ka parandaluar një vrasje në një familje në Lushnjë.

Zyrtarët policorë thanë se gjatë natës së kaluar, policia është njoftuar se në lagjen “Karbunarë e Madhe”, Lushnjë, ka një konflikt në familje.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila ka ndaluar konfliktin dhe ka arrestuar 74-vjeçarin Dervish Mezini, i cili i ka vënë thikën në fyt djalit të tij, A. M. (45), duke e kërcënuar se do ta vriste.

Me këtë rast në banesë është konfiskuar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, të cilën i dyshuari e mbante pa leje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme