Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook Amarcord, përkujtoi sot Shotë Galicën.
“Kur u nda nga kjo jetë, kishte hyrë tashmë e gjallë në legjendë: Shote Galica (v. korrik 1927)”, shkruan kryeministri Rama.Shote Galica, emri i vërtetë i së cilës është Qerime Halil Radisheva, lindi në vitin 1895. Shotë Galica ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare. Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit, ajo luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë. Shotë Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbërisë së Vogël).
Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të viti 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe dhe forcave të Ahmet Zogut. Nga masakrat e shovenistëve serbë humbi në 22 anëtarë të familjes. Më 3 korrik 1927 Shotë Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...