Agjentët e policisë së Korçës kanë bastisur një ambient të përdorur nga disa të rinj për konsumimin e drogës, duke vene në pranga 5 vetë dhe sekuestruar një sasi kanabisi.
Në një njoftim për shtyp të Drejtorisë lokale të Policisë thuhet se të arrestuarit janë të rinj të moshave nga 20 deri në 26 vjeç dhe njëri prej tyre e kishte kthyer banesën në ambient për konsumimin e narkotikëve.
Kur kanë parë policinë të ndërhyjë, të rinjtë kanë hedhur nga dritarja një qese plastmasi me peshë 8.6 gramë kanabis, e cila është rekuperuar nga agjentët. Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit përkatës, për akuzat e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “përshtatje të ambjentit për përdorim droge”.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...