​Kapet autori që ka djegur mbi 150 hektarë pyje në Vlorë

12:08 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Policia shqiptare ka arrestuar sot Ylli Hoxhaj, 63-vjeç, i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme në fshatin Mavrovë të Selenicës.
63 vjeçari, banues në fshatin Mavrovë, Bashkia Selenicë, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Më datë 11.07.2017, në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua” është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullinj në pronësi të tre shtetasve të tjerë, bashkëfshatarë të autorit në fjalë. Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme