​Kallëzohet për kanosje kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu

11:46 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Kallëzimi është bërë për kanosjet e Mziut ndaj banorëve të Kamzës, se do t’u prishte shtëpitë nëse do të mbanin në to flamuj të PS ose LSI-së.

Videoja me thirrjet e tij gjatë një eventi elektoral u regjistrua dhe u publikua një ditë më parë nga kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme