Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh para gazetarëve se detyra kryesore e opozitës është mobilizimi i të gjitha forcave të opozitës kundër kësaj ‘fasade eskursionesh’.
“Asgjë nuk ka ndryshuar, gjërat do shkojnë keq e më keq sa kohë që vendi të qeveriset nga Edi Rama me një kabinet fasadë që është bërë si agjenci eskursionesh e prapa kësaj fasade do të vazhdojë vjedhja e shqiptarëve. Detyra kryesore e opozitës është të mobilizojmë të gjitha forcat tona brenda dhe jashtë asaj salle, jo vetëm me demokratë po me të gjithë shqiptarët. Kjo është sfida e ditës. Të tjerat janë çështje që na takojnë si PD, i diskutojmë brenda PD po në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet duke e thënë pirjen e gjakut si metaforë. PD nuk ka rrugë pas po vetëm rrugë përpara për tu bashkuar me qytetarët dhe kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent dhe që i shkon për shtat interesave të qytetarëve”, deklaroi Basha.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...