Vatrat e zjarrit në vend ndryshojnë nga dita në ditë për shkak të kushteve atmosferike, ku temperaturat vijojnë të jenë të larta.
Emergjencat civile bëjnë të ditur se 13 vatra zjarri janë shfaqur në të gjithë territorin vetëm brenda 24 orëve. Forcat e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në të gjitha rastet pavarësisht terrenit të vështirë. Në operacione për shuarjen e flakëve janë angazhuar 50 zjarrfikës me 15 automjete, 12 forca nga Policia e Shtetit, 30 ushtarë, 22 forca vullnetare si dhe punonjës të pyjores dhe bashkive.
QARKU DIBËR Zjarri i rënë një ditë më parë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha, në fshatin Llapushë, Klos ka vazhduar edhe ditën e sotme. Shërbimi zjarrfikës Burrel e ka pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor. Forcat ushtarake që kanë shkuar në mbështetje të zjarrfikësve kanë filluar operacionin në mëngjes dhe zjarri ka tendencë drejt shuarjes së plotë. Flakët e zjarrit janë shumë larg nga zona e banuar. Në vendin e quajtur “Fusha e Lopës” Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pemë ahu. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset kanë shuar zjarrin duke përdorur mjete rrethanore. Operacioni po vazhdon edhe ditën e sotme. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha më shkurre dhe pemë ahu. Në Qafë Buall, Bulqizë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk dhe pisha të ulëta. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.5 ha me shkurre, dushk dhe pisha të ulëta.
QARKU SHKODËR Në Postribë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 30 forca ushtarake. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2.5 ha me shkurre dhe pisha.
QARKU VLORË Zjarri i rënë një ditë më parë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha, në malin Mile të bashkisë Konispol, po vazhdon edhe ditën e sotme. Për shkak të terrenit të thyer malor është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Helikopteri ka ndërhyrë disa herë duke vendosur zjarrin nën kontroll. Operacioni po vazhdon edhe ditën e sotme nga forcat ushtarake dhe forcat e bashkisë. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe pyjore rreth 90 ha me shkurre, lisa dhe drurë ahu. Në fshatin Kalasë, Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me kullota private. Zjarrfikëset për shkak të terrenit të thyer malor nuk ka mundur të ndërhyrë për të shuar zjarrin. Zjarrfikësit kanë mbajtur nën kontroll perimetrin e zonës në mënyrë që flakët mos ti afroheshin në zonën e banuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 150 ha kullotë.
QARKU FIER Në fshatin Ardenicë, Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe 5 rrënjë ulliri.
QARKU LEZHË Në kurorën e qytetit të Laçit, në lagjen nr. 3 ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe pisha.
QARKU GJIROKASTËR Në fshatin Kuqar, Këlcyrë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe dengje bari. Në qytetin e Libohovës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe pemë frutore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 15 dynym me shkurre si dhe u përshkuan nga flakët 95 rrënjë ulliri dhe 130 rrënjë dardhë.
QARKU KORÇË Në fshatin Zaroshkë, Pustec ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk i ulët dhe pisha. Pas disa orë punë zjarri është vendosur nën kontroll. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, dushk i ulët dhe pisha. Në afërsi të doganës Qafë Thanë, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.
QARKU ELBASAN Në fshatin Kamuna, Cërrik ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe pisha.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...