Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim ambasadorin e parë rezident të Japonisë në Tiranë, Makoto Ito, të cilit ndër të tjera i shprehu mirënjohjen për ndihmesën e madhe e të çmuar që Japonia ka dhënë në dy dekadat e fundit, si për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të Shqipërisë, ashtu edhe në fushat e arsimit e të kulturës, si dhe mjedisit.
Duke përshëndetur vendimin e Japonisë për hapjen e Ambasadës në Tiranë, Meta shprehu besimin se tashmë janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet e forcohet edhe më shumë.
Presidenti Meta vlerësoi me shumë interes nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, si bashkëpunimin në fushën e turizmit ashtu dhe të bujqësisë. Në përgjigje të urimit me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta i dorëzoi Ambasadorit Ito një mesazh falënderimi për Perandorin e Japonisë Akihito.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?