Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë të hënën drejt Francës ku parashikohet të takohet me presidentin Emmanuel Macron.
Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenca franceze e cila në web-faqen zyrtare ka parashikuar në axhendë për datën 22 mars një drekë në orën 13:20.
Nuk është e qartë se për çfarë do të diskutohet, por ky takim vjen një javë përpara nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ku Rama synon të zgjidhet për herë të tretë kryeministër.
Rama ka zhvilluar edhe më parë takime me Macron. Në maj të vitit 2018 ai u prit në një takim zyrtar në pallatin presidencial, për të diskutuar konkretisht në lidhje me procesin e integrimit dhe qëndrimit që kishte shfaqur kreu i shtetit francez rreth metodologjisë së anëtarësimit në BE.
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent
Shkolla greke përjashton 10-vjeçaren shqiptare – shkak numri...
ADN-ja e ruajtur në një kristal mund të rikthejë njerëzimin ...
Uzuni realizon gol ndaj Malagas