​Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

19:55 | 27 Shkurt 2022
A. B.

Dy persona të infektuar me coronavirus kanë ndërruar jetë, ndërkohë që janë regjistruar 102 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Viktimat janë një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 68-vjeçar nga Durrësi.

25 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Tiranë, 10 në Berat, nga 8 qytetarë në Devoll, Fier, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Sarandë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Lushnjë, Delvinë, Elbasan, Gramsh etj.

Janë shëruar 208 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265.275.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 271.527 raste, prej tyre 265.275 janë shëruar, 2.788 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.464 pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme