​Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

18:57 | 10 Dhjetor 2021
S D

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2859 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 352 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy persona të prekur me Covid-19, ndërsa 426 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 152. Janë 5633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; dy qytetarë nga Tirana 56- 88 vjeç.

Janë shëruar 426 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194.452.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 203.215 raste pozitive, prej tyre 194.452 janë shëruar, 5.633 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.130 pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme