Duke filluar nga sot deri më 28 janar ambasada gjermane në Tiranë ka mbyllur sektorin e vizave.
Në një postim në Facebook, ambasada njofton se të gjithë aplikuesve që u anulohet takimi, do të njoftohen me E-Mail, ndërkohë që shton se takimet e anuluara do të zëvendësohen në shkurt ose në mars.
“Sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anulohet takimi, do të njoftohen me E-Mail. Ne shpresojmë që takimet e anuluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars”.
Sipas ambasadës dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht, ndërsa të mërkurën nuk do të ketë legalizime.
Ambasada kërkon mirëkuptimin e qytetarëve pa dhënë arsyet e mbylljes dhe thotë që nuk mund t’iu përgjigjet pyetjeve mbi stadin e aplikimit.
“Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”./a2
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...