Zëvendëskryeministri shqiptar, Erion Braçe ka reaguar përsëri lidhur me bllokimin e hapjes së negociatave nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimin e fundit të Këshillit Evropian.
Braçe shprehu dhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e Komisionit Evropian dhe veçanërisht presidentit Tusk.
“Këta udhëhoqën procesin, këta negociuan, këta vunë kushtet, këta vlerësuan zbatimin e tyre, këta vlerësuan e gjykuan punën, këta thanë “tani jeni gati”, këta propozuan nisjen e negociatave! Ky, Presidenti i Komisionit Europian, luftuan për Shqipërinë, jo ju të zjarrit e bombave, jo ti! Ky, Presidenti i Bashkimit Europian, shquan si gabim të madh vendimin e Francës, të udhëheqësve; në asnjë rresht nuk folën për gabim të Shqipërisë. E thanë të premten, e thanë dhe sot mu në mes të Parlamentit Europian”, nënvizoi Braçe./ATSH
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...