Aktorja e famshme Cameron Diaz nuk është paraqitur në skenë që nga viti 2014, ndërsa në panelin Goop wellness, në të cilin moderator ishte Gwyneth Paltrow, ka shpjeguar arsyet e tërheqjes nga industria e filmit.
“Isha e detyruar të tërhiqem. Në një moment kuptova se nuk e di as kush jam dhe kujt i takoj, andaj më është dashur të pauzoj”, tha Cameron.Gwyneth Paltrow ftoi Cameron, por edhe koleget e saja Tory Burch, Mirandu Kerr dhe Nicole Richie që të flasin për lidhjet e tyre.
“Jam martuar në moshën 41-vjeçare. Më herët isha në lidhje, por nuk është njësoj sikur të jesh e martuar. Bashkëshorti është partner në jetë dhe në gjithçka”, ka thënë Diaz. Cameron u martua me Benji Madden në vitin 2015, pas vetëm shtatë muaj qëndrimi në lidhje. Ajo nuk ka dashur që të tregojë se kur do të kthehet para kamerave të filmit./kp
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...