Dyshja shumë e përfolur, Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë bërë një paraqitje pasionante, pasiqë e kanë konfirmuar lidhjen e tyre.
Çifti u panë duke qeshur si adoleshentë të dashuruar teksa dolën për një mbrëmje romantike në restorantin italian Giorgio Baldi në Santa Monica, Kaliforni , të dielën mbrëma (21 nëntor), shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Në imazhet e shkrepura të largimit të tyre nga darka, dukej sikur Kim, 41 vjeç dhe Pete, 28 vjeç, kishin shijuar një mbrëmje romantike së bashku.
Kim pas daljes u drejtuar për në Lamborghini e tij, ku të dy shiheshin të qeshura, përpara se të shkonin në shtëpi së bashku.
Marrëdhënia e tyre e përfolur u konfirmua javën e kaluar kur u publikuan foto ekskluzive të çiftit të kapur për dore në Palm Springs.
Burime pranë çiftit konfirmuan gjithashtu për DailyMail se dyshja tashmë janë zyrtarisht në një lidhje romantike.
Por këtë fundjavë dyshja u rikthyen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke dëshmuar se lidhja e tyre e re po bëhet më e fortë.
Të dy mbërritën së bashku për darkë në automjetin e tij dhe u shoqëruan nga truproja e tyre në një dhomë private të restorantit luksoz, teksa po largoheshin, çifti u panë të kapur për dore.
Kim u pa e veshur në të zeza me një fund lëkure të ngushtë, dorashka, kapele të zeza bejsbolli dhe një palë këpucë Balenciaga.
Çifti i ri më pas nuk mund të ndalonte së qeshuri së bashku pasi hynë në makinën e tyre.
Kujtojmë që Pete ka qenë më parë i lidhur me një mori femrash të famshme duke përfshirë yllin e “Bridgerton Phoebe Dynevor”, Kate Beckinsale dhe ish të fejuarën e tij Ariana Grande. /arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...