Zyrtarisht, dyshja është çift

14:33 | 16 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kaia Gerber dhe Pete Davidson sapo pranuan publikisht që janë çift! Dyshja është fotografuar nga paparacët të kapur prej dore rrugëve të New York-ut, duke konfirmuar kështu thashethemet që qarkullonin prej kohësh.

Burime për E!News më herët bënë me dije se ish- i dashuri i Ariana Grande-s dhe vajza e supermodeles Cindy Crawford janë më shumë se ‘thjesht shokë’.

Romanca e tyre ka filluar që prej daljeve në Malibu, për të vijuar më tej me takimet në  New York. Duket se modelja është e fiksuar pas personalitetit të Pete dhe se tipi i tij e intrigon çdo ditë e më shumë.

Thuhet se takimi i parë mes 25 dhe 18-vjeçares ishte në maj, gjatë shfaqjes së Alexander Wang.

Pak kohë më parë, Kaia është shprehur se ‘nuk ka asnjë lloj energjie për të flirtuar’ kur është duke u marrë me punë, por gjithsesi s’i ka humbur shpresat në dashuri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme