Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka reaguar pasi disenjatori Valdrin Sahiti, i cili kujdeset për dukjen e shefes së shtetit, e pranoi se ka marrë pasaportë diplomatike.
Për qinda pasaporta për të cilat tha se u raportua në media, Kupina tha se duhet të pyetet Qeveria paraprake.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, shkroi ai në Facebook.
Disenjatori Valdrin Sahiti ka mundur të marrë pasaportë diplomatike nga shteti. Pasaportën me të cilën zakonisht pajisen politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre, Sahiti së fundmi ka pranuar se tashmë e posedon. /arbresh.info/
lexo edhe:
Pse a nuk e meritoj a? Valdrin Sahiti e pranon se shteti i dha pasaportë diplomatike
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...