Zvicra ka arritur të marrë kurorën e fituesit në “Eurovision 2024”, përfaqësuar nga artisti Nemo me këngën “The Code”.
Pas një nate të mbushur me performanca të shkëlqyera nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, Zvicra doli të jetë ajo që tërhoqi më së shumti zemrat e votuesve dhe jurive në sallën e “Malmo Arena” në Suedi.
Nemo, i cili i përfaqësoi me shkëlqim ngjyrat e shtetit të tij, ofroi një përvojë muzikore që magjepsi dhe bindi juritë profesionale të shumë shteteve dhe miliona teleshikuesit që e ndoqën ngjarjen nëpër Evropë dhe më gjerë.
“The Code” u dallua për harmoninë e saj të mrekullueshme dhe performancën e fuqishme të Nemos, një kombinim që e siguroi atij pikët maksimale nga shumë vende.
Kroacia, me një interpretim po ashtu mbresëlënës, arriti të sigurojë vendin e dytë, duke treguar se konkurrenca ishte e ashpër dhe se do të mbahet mend për një kohë të gjatë.
Ndërkohë, Ukraina, një shtet që tradicionalisht performon mirë në këtë konkurs, zuri vendin e tretë, duke vazhduar rekordin e saj të suksesshëm në skenën e Eurovisionit. /Telegrafi/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...