Pas një largimi nga llogaria e saj në Instagram, Loredana ka zgjedhur të kthehet duke shkaktuar jo pak zhurmë. Pas projektit më të fundit muzikor të titulluar ‘Medusa’ të cilin e shoqëroi me mbishkrimin:
“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time”, reperja ka publikuar pak minuta më parë një foto me zonjën zvicerane, Petra.
Loredana shfaqet e qeshur në foto duke komunikuar në kamera me Petrën, historia me të cilën u bë virale një vit më parë, pasi kjo e fundit e akuzoi se i kishte vjedhur para së bashku me vëllezërit e saj.
Postimi i reperes ka sjellë një lumë reagimesh, megjithatë nga ana tjetër ka konfirmuar faktin se çdo gjë për Loredanën tashmë i është kthyer normalitetit dhe problemet kanë ngelur pjesë e së shkuarës./kohajone/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...