Zonjat e LDK-së, ‘mysafire’ tek Lutfi Haziri

00:22 | 12 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Lutfi Haziri ka pritur sonte në Gjilan zonjat e LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sonte ka pasur mysafire të veçanta.

Në një nga restorantet e Gjilanit, Haziri ka pritur disa nga zonjat e suksesshme të LDK-së.

Madje ai edhe ka realizuar një fotografi, ku shihet në mes të tyre.

Në fotografi duken, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ministrja e MKRS-së Vlora Dumoshi, ajo e Arsimit, Hykmete Bajrami dhe deputetja Dorentina Maloku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme