Zonja e parë e Francës ka shprehur keqardhje për jetën e kufizuar të cilën është e detyruar ta jetoj Zonja e parë e Amerikës.
“Melania Trump jeton në Shtëpinë e Bardhë si një e burgosur dhe fsheh personalitetin e saj të fortë”, ka bërë të ditur mes rreshtash Brigitte Macron, shkruan Daily Mail
Bashkëshortja e presidentin frëng ka vetëm fjalë të mira për bukuroshen sllovene, ku pas tre ditëve që ka kaluar me Melanian në Washington, ku dhe ka pasur mundësi të kaloj shumë kohë me të, ka thënë se ajo ka një shije të veçantë të humorit.
Por Brigitte ka arritur të kuptoj se figura e Melanisë që shfaqet në publik është totalisht e krijuar, sepse ajo ka një personalitet shumë të fortë dhe mundohet ta fsheh.
Ajo gjithashtu është e bindur se Melania jeton nën kufizime të caktuara dhe të rrepta.
“Truproja gjithashtu është rrëqethëse. Ajo nuk mund as dritaren ta hap, sepse sigurimi menjëherë i kërkon që ta mbyll atë. Ajo nuk mund të bëj asgjë”, ka thënë Brigitte Macron, duke shprehur keqardhje për një jetë kaq të kufizuar, në të cilën Melania është e detyruar të jetoj.
“Unë çdo ditë shëtis nëpër Paris, ndërsa ajo nuk mund të del jashtë Shtëpisë së Bardhë”.
Sipas fotografive që po qarkullojnë, duket se Melania dhe Zonja e parë e Francës kanë krijuar shumë raporte të mira dhe se po ia kalojnë shumë mirë njëra me tjetrën.
“Ajo është një tip shumë argëtuese. Kemi një shije të njëjtë humori. Kemi qeshur shumë bashkë”, ka theksuar Macron
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...