Zërin apo burrin? Këngëtarja shqiptare habit me deklaratën e saj

01:05 | 18 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Era Rusi është padyshim një prej zërave më të bukur shqiptar, dhe këtë e ka provuar në performancat e saj live. Prej disa kohësh ajo është pjesë e emisionit “C’est la vie”, në çift me Ervin Bejlerit.

Por përveç projekteve apo këngëve të Erës, publiku ka interes të dijë për jetën e saj personale.

E ftuar në emisionin “Thumb”, ajo është përgjigjur për disa pyetje shumë personale në jetën e saj. Era është vënë para një zgjedhjeje. Aulona dhe Fatma e kanë pyetur se nëse do ishte para një zgjedhje, cilin do zgjidhte; burrin apo zërin? Me shaka këngëtarja është shprehur se pa zërin dhe muzikën nuk jeton dot, kështu që zëri është më i rëndësishëm./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme