Në momentin e rëndësishëm kur presidenti Donald trump u çlirua nga akuzat për shkarkim nga posti vëzhguesve sy-shqiponjë të rrjetit nuk i shpëtoi detaji se personi i parë që presidenti përqafoi nuk ishte gruaja e tij që ndodhej më pranë, por e bija Ivanka që erdhi me vrap për ta përgëzuar për fitoren.
Pasi përqafoi Ivankan presidneti shkoi te gruaja e tij Melania, duke e përqafuar në atë që në rrjetet sociale gjithahtu është përfolur si një “gjysmë-përqafim”.
Gjithsesi Donald dëgjohet që e quan Melanian me përkëdheli “baby” teksa e ndihmon të ngjitet në skenën e triumfit.
Prandaj dhe përdoruesit e mediave sociale po hidhnin dyshime mbi prioritetet e vërteta familjare të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
“Ai do më shumë bijën se gruan”, shkruante një prej tyre, ndërsa dikush tjetër shtonte me dinakëri: “Ishte një përqafim diplomati për dy armiket e dnërsjellta”.
Senati votoi 52-48 për çlirim nga akuzat të Donald Trump në lidhje me kërkesën e tij ndaj Ukraine për të hetuar rivalin politik Joe Biden, i cili kandidon për zgjedhjet e 3 nëntorit./tch/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA