Zbulohet truku interesant prindëror i Kate Middleton dhe i Princit Williams!

19:51 | 21 Shtator 2018
A. B.

Në fotografitë e Kate Middleton dhe Princit Williams gjithmonë vërehet një ngjashmëri. Mirëpo, a e dini përse është kështu?

Kur u drejtohen fëmijëve të tyre, Williams dhe Kate përkulen apo ulen galiç në mënyrë që të jenë në nivelin e tyre, duke i shikuar në sy dhe duke i dëgjuar me kujdes.

Meqenëse situata e këtillë vazhdimisht përsëritet, supozohet që ky çift bashkëshortor mbështetet në metodat prindërore të psikologut Carl Rogers, i cili komunikimin e këtillë me fëmijët e ka quajtur “dëgjim aktiv”.

Kur prindi i drejtohet fëmijës nga lartësia, shpesh ndodhin moskuptime, sepse ekziston distancë e caktuar psikologjike të cilën prindi në rastin e tillë e bën.

Kur prindi ulet në nivelin e fëmijës, fëmija shpejt mëson t’i kuptojë fjalët e të rriturve, mirëpo po ashtu e zhvillon edhe empatinë.

Në këtë mënyrë psikologu thekson që në mënyrë të shkëlqyeshme punon në besimin me fëmijët.

Metodë e mrekullueshme, apo jo?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme