Zbulohet se kush do të jetë banorja e parë e Big Brother Vip 2

13:20 | 23 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Pas përfundimit të edicionit të parë të “Big Brother Vip”, ku çmimin e madh e rrëmbeu balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri, filloi të flitej menjëher për edicionin e dytë, pasi që ky sezonë arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Këngëtari i njohur Sabiani, ka qenë pjesë e “BBV”, ai zbuloi se në sezonin e dytë vajza e tij Keisi ka marrë vendimin që do të jetë pjesëtarja më e re, raporton GazetaBlic.

Ai u pyet se e çfarë do të ndodhte po të dashurohej Keisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sabiani nuk hezitoi dhe u përgjigj:”“Keisi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda, brenda normave. Të dashurohet, si t’ia thotë e bardha zemër”./GazetaBlic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme