Zbulohet mashtrimi i Marina Farës, ja si quhet në të vërtetë

20:24 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Lajmi i fejesës së saj ka pushtuar vëmendjen e të gjithëve gjatë ditës së sotme.

Po flasim për Marina Farën, vajzën seksi të këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara.

Vajza joshëse, që numëron mijëra fansa në rrjetet sociale i ka dhënë fund beqarisë në ditën e saj të ditëlindjes.

Megjithatë, “Xing.al”, pas një hulumtimi “të vogël” për bukuroshen simpatike kanë arritur të zbulojnë se emri i saj i vërtet nuk është Marina.

Të paktën duke iu referuar database-it të Gjendjes Civile, ajo ka një identitet tjetër që e ka fshehur.

Në të vërtetë emri i saj është Roxhensa dhe sapo ka mbushur 31-vjeç.

Marina ndoshta është vetëm emri i saj i artit, por sidoqoftë, deri tani ajo nuk ka thënë kurrë asgjë në lidhje me këtë.

Të ngjashme