Lajmi se Antonela Berisha do të jetë pjesë e spektaklit të madh italian, Sanremo 2022, është një mashtrim”.
Kështu është shprehur, Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i cili përmes Top Albania Radios, ka thënë se nuk ekziston aspak një lajm i tillë.
Sipas tij, ka qenë vetëm një media italine që e ka postuar dhe më pas lajmi është fshirë.
Ai ka shtuar se, si një person që e ndjek vazhdimisht Sanremon, ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë. Sipas tij ekzistonte vetëm një sccreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.
“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...