“Gëzuar 8 Marsin, mami im!”, ishte dedikimi special shoqëruar me foton ku këngëtarja e njohur Eli Fara puthte plot dashuri vajzën e saj të vetme, Marinën.
Kaq u desh që të mos mungonin komentet e tipit: “Më e mirë e ëma se e bija”, apo të tjerë që i drejtohen juristes se kot lodhet pasi nuk do të arrijë kurrë të ketë bukurinë e nënës së saj artiste”.
Gjithsesi, këto janë mendime subjektive që vijnë zakonisht nga komentuesit e brezit të Elit, pasi komente me superlativa i bëjnë Marinës moshatarët e saj.
Më shumë sesa për format e rrumbullakosura si të kukullave, ata mbeten të mahnitur nga stili i jetës luksoze që Marina bën, nga udhëtimet jashtë vendit e deri te fundjavat në pishinat dimërore, trajtimet estetike të shtrenjta, darkat mondane, veshjet markë apo aksesorët super të shtrenjtë, që nuk mund t’i ketë kushdo. Shumë prej tyre pyesin me habi se si i siguron gjithë këto para, duke pasur parasysh faktin që ajo punon thjesht juriste në një zyrë.
Por e pyetur nga gazeta “Panorama” në intervistat që ajo ka dhënë më parë, Marina është përgjigjur se këtë lloj mirëqenie ia ka siguruar nëna artiste, e cila ka një axhendë mjaft të ngjeshur koncertesh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka jetuar për disa vite.
Lidhur me marrëdhënien e tyre, Eli e ftuar para pak ditësh në emisionin “Tek Unë” në “In Tv”, u shpreh se përpiqet t’ia plotësojë dëshirat vajzës, pasi ndihet në borxh për vitet që nuk ka mundur dot të jetë pranë saj.
Tani nënë e bijë duken të pandara. Shpesh Marina e shoqëron Elin në koncertet e saj jashtë vendit, duke pasur shansin të shohë shumë vende.
Edhe pse nuk është pjesë e artit, ajo është kthyer në një nga vajzat më të njohura të rrjeteve sociale, pikërisht për fotot seksi që poston dhe prezantinim e një standardi të lartë jetese.
“Instagrami dhe portalet e tjera janë risi në jetën tonë të digjitalizuar tashmë.
Mendoj që është ende në fazat e një eksperimenti social, si për mua dhe për çdo vajzë apo djalë tjetër që ka arritur popullaritet në të, është shprehur ajo në një nga intervistat e saj.
“Njeriu duhet të jetë i aftë të ndajë botën virtuale me atë realen, pra të prekshmen. Nuk besoj se fama ka ndonjë ndikim në punën time si juriste”. Pyetjes nëse ajo e cilëson jetë princeshe jetën e saj, i përgjigjet: “Bëj jetën që mund të përballoj. E mira nuk ka fund, kështu që nuk mund të bëj krahasime me askënd tjetër, sepse çdo njeri jeton ndryshe, me mundësi të ndryshme”.
Sa për statusin e saj, nuk ka deklaruar ende të jetë në ndonjë lidhje dashurie.”Gjithsesi, filozofia e saj është se në jetë nuk duhet të varemi nga një person që të ndihemi të lumtur, por duhet të dimë të jemi të lumtur edhe vetëm”.
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?