Këngëtarja Elvana Gjata vijon të jetë në kërkim nga policia shqiptare për ngjarjen e 4 tetorit, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, ndërkohë që arsyet e konfliktit nuk janë zbardhur ende nga autoritetet.
Burimet mediatike raportojnë se Elvana ndodhet në Gjermani, shtet ku prej vitesh jeton motra e saj më e madhe, Migena Gjata.
Por ndërkohë që Elvana mbetet në kërkim, ‘Panorama’ raporton se Migena ka vendosur të rikthehet në Tiranë për një ngjarje të rëndësishme. Ajo është këngëtare e muzikës operistike dhe për këtë arsye do të jetë në kryeqytetin shqiptar ku do të zhvillojë një koncert në Pallatin e Kongreseve. Ky është koncerti i dytë që Migena Gjata zhvillon në Tiranë brenda një viti.
Historia ku është përfshirë e motra nuk ka ndikuar te Migena për të ndryshuar agjendën e saj. Ndërsa Elvana do të vijojë të mbetet në kërkim për të dhënë dëshminë e saj për ngjarjen tragjike ku është përfshirë i fejuari i saj, Ervin Mata.
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...