Meghan Markle në ditën e martesës kërkoi që të vendoseshin freskuese në Kishën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.
Dasma përrallore nuk ka shkuar pa pengesa, sikurse edhe pretendohej, pasi në ditën e madhe Meghan kishte deklaruar që në kishën e shekullit të 15-të vjen aromë e “gjelle”, transmeton portali arbresh.info
Burimet mbretërore kanë zbuluar se dukeshja e Sussexit dëshironte që freskuesit e ajrit të përdoreshin pak para se të vinin mysafirët për ceremoninë.
Por kërkesa e Meghan është refuzuar prerë nga Pallati Mbretëror, ku edhe u tha se vendi është një ndër më të preferuarit të Mbretëreshës.
“Me sa duket Meghan nuk e pëlqente erën e kishës, e cila nuk është edhe aq e pakëndshme”, citohet të ketë thënë burimi për Daily Mail.
Burimi ka thënë se kërkesa e Meghan ishte dukur shumë qesharake për Pallatin Mbretërore, të cilët edhe e kishin refuzuar prerazi.
Ky lajm vjen mes thashethemeve për një përçarje midis Meghan dhe Kate Middleton dhe gjithashtu pasi Duka dhe dukeshja e Sussex njoftoi se ata ishin zhvendosur në Windsor. Në vend që të qëndrojnë pranë Cambridges, Harry dhe Meghan do të shkojnë larg për të rritur fëmijën e tyre në Cottage Frogmore në Estate Windsor Queen’s./arbresh.info/
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...