Në datën 10 mars do të mbushë plot 60 vjeç, por një gjë e tillë nuk e ka penguar aspak që të ketë një të dashur shumë herë më të ri se vetja.
Bëhet fjalë për aktoren Sharon Stone e cila është fotografuar duke u puthur me të dashurin e saj.
Sipas thashethemeve të zbuluara nga Novella 2000, i riu në fjalë quhet Angelo Boffa, një sipërmarrës Italian.
Diferenca midis tyre është 19 vite, por një gjë e tillë duket se nuk përbën aspak problem për ta.
Ata duket se janë takuar në Saint Moritz, Zvicër, ku ishin të dy për arsye profesionale,
Sharon dhe partneri i saj janë fotografuar në prezantimin e serialit televiziv “Mozaik”, ku ajo është protagoniste./Top channel
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës