“Prej një jave, lumturia është ulur këmbëkryq në shtëpinë tonë”…
Kështu e nis rrëfimin e saj përmes telefonit Bieta Sulo, nëna më e re e ekranit. Mes frymëmarrjeve të lehta dhe zërit pothuaj pëshpërimë, ajo që tani mban botën në duar, e ka të vështirë t’i gjejë fjalët për të përshkruar këto ditë gëzimi.
Teksa i vogli fle dhe buzëqesh në gjumë, partnerja e Alban Dudushit, zbulon për revistën Who emrin e të birit dhe domethënien e këtij emri, si dhe ndan momente nga alegria që ka pushtuar strehën e tyre të re, në të cilën u shpërngulën pak ditë përpara se i vogli të vinte në jetë.
Tanimë një shtëpi ku e qara e një fëmije ngazëllen me agimin, por edhe pas mesnate kur qyteti fle, e ata rrinë zgjuar me të voglin, nga dhoma në sallon, duke mbajtur në duar krijesën e tyre.
“Djali quhet Kroi Art Dudushi dhe në përzgjedhjen e tij kemi kontribuar të tre nga pak; unë, Albani dhe Joelle”, – thotë Bieta, e cila na zbulon se për të arritur në këtë emër final, kaluan disa ditë negociatash.
“Albani dhe Joelle ishin më shumë fansa të Kroi-t, që është një emër 100% shqiptar dhe që mua më pëlqente shumë, por që gjithsesi më përzemër kisha Art-in, një emër sa shqiptar aq edhe ndërkombëtar… Ndaj, në fund, pas disa ditësh në ‘tryezën e bisedimeve’ (qesh), vendosëm t’ia vinim të dy emrat dhe mama shpesh herë e thërret KroiArt(ë), duke formuar sërish një emër shqiptar”, – shprehet ajo, e cila na kujton me vendosjen e këtyre dy emrave një traditë të vjetër shqiptare, ’emrin në vesh’, që sot njihet si emri i mesëm, por që dikur ka qenë shumë i përdorur në disa krahina të vendit.
Ky rikthim te rrënjët e trashëgimia shpirtërore shqiptare, prehet në dy sy të qeshur që sjellin një botë të re, krejt të paqtë si portreti i foshnjës që kur e përkundin, përkund te ata një krua ndjesish.
Për domethënien e emrit, nuk besojmë se ka vend për shumë sqarime, për sa kohë të dy janë emra shqiptarë, Kroi = krua, që ka sjellë një rrjedhë lumturie në familjen e tij dhe Art = artin, si për të treguar se ai është kryevepra e një marrëdhënieje të gjatë dashurie mes mamit dhe babit.
Por familja nuk është e plotë pa Charlie-n, shokun tonë të mirë i cili edhe sot vijon të jetë roja personale e Kroi Art-it. “Fle poshtë krevatit të tij dhe më shoqëron mua gjithmonë tek e përkund nëpër shtëpi djalin”, – përfundon Bieta, me gëzimin që i lexohet në çdo fjalë që nxjerr. Tashmë familja Dudushi ka një trashëgimtar dhe prej tij janë të gjithë të mrekulluar.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit